Arrestohet një i dyshuar për manipulim provash lidhur me vrasjen në Prishtinë

Një i dyshuar është arrestuar të mërkurën për manipulim provash në lidhje me vrasjen dhe konfliktin e armatosur që kishte ndodhur më 1 shtator në lagjen “Aktash” të Prishtinës, ku një person u vra dhe pesë të tjerë u plagosën

Foto ilustruese

Një i dyshuar është arrestuar nga Policia e Kosovës të mërkurën, në lidhje me vrasjen e ndodhur më 1 shtator në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.

Sipas autoriteteve, ngjarja përfshin akuzat për vrasje të rëndë në bashkëkryerje, armëmbajtje pa leje dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

I dyshuari, që akuzohet për manipulim me provat e rastit, është intervistuar nga hetuesit.

Sipas njoftimit, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

“Rr. ‘Gazmend Zajmi’, Prishtinë 01.09.2024, 22:04. Lidhur me rastin e lartcekur të datës së lartcekur, me datën 11.09.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se ka kryer veprën penale manipulim me prova. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Një person i vrarë dhe 5 të plagosur është bilanci i konfliktit të armatosur që ka ndodhur në orët e vona të së dielës, më 1 shtator, në lagjen “Aktash” në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.

Kujtojmë se gjithë konflikti dyshohet se lidhet me problemet që familja e Sekiraqës ka pasur në vazhdimësi me familjen “Capat” në Prishtinë – të cilëve iu plagos një familjar para disa muajsh.

Shija e redaktorit

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Të fundit nga rubrika