Arrestohet një 48-vjeçar për dhënie ryshfeti në Gjilan

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar në Gjilan, i cili është dënuar me dy vite e dy muaj burg për dhënie ryshfeti

Fotografi ilustruese

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjilan, i cili ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore.

Në njoftim thuhet se policia ka arrestuar Z.H. (viti i lindjes 1976, mashkull kosovare).

“Ai ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore në Gjilan me dënim burgimi prej dy (2) vite e dy (2) muaj për veprën penale ‘Dhënie e ryshfetit’. Pas përfundimit të procedurave, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, bëhet e ditur në njoftim.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika