Cristiano Ronaldo ‘dëshiron të largohet nga Man United’

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo raportohet se është i interesuar për t’u larguar nga Manchester United, këtë verë, pasi dëshiron të luajë ende në Ligën e Kampionëve, dhe se nuk ndihet pjesë e projektit të Erik ten Hag në Old Trafford

Cristiano Ronaldo 'dëshiron të largohet nga Manchester United këtë verë' sepse raportohet se nuk ndihet pjesë e projektit të Erik ten Hag në Old Trafford.

Gazeta italiane, La Repubblica, ka bërë pretendimin e guximshëm, se Ronaldo tani po kërkon një rrugëdalje nga Mnachetser United përpara sezonit të ardhshëm.

Sipas tyre, yllit portugez mund të mos jetë më në të ardhmen e Manchester United për një arsye specifike.

Me ardhjen e trajnerit holandez, Erik ten Hag, Djajtë e Kuq janë gati të bëjnë ndryshime masive në stilin e lojës së ekipit që nuk përshtatet me pozicionin e Ronaldos në fushë.

Sipas këtij raporti, Ten Hag po kërkon të modifikojë strukturën në mënyrë që t’i përshtatet stilit klasik të lojës holandeze që përdori te AFC Ajax.

Cristiano nuk është dakord me këtë dhe sipas gazetës La Republicca, ai do të ishte i gatshëm të largohej nga Old Trafford.

Shanset më të mëdha janë për një rikthim të mundshëm në Sporting Lisbona, ku filloi karriera e Ronaldos,m por, asgjë nuk është vendosur ende.

Ylli portugez, 37 vjeç, shënoi 24 gola gjatë sezonit të parë të qëndrimit të tij të dytë në United, por gjithçka do të ndryshojë me ardhjen e trajnerit holandez këtë verë.

Ata thonë se sulmuesi nuk ndihet i përfshirë në përpjekjet e Ten Hag për të rigjallëruar një ekip që ka qenë në një gjendje rënie për disa sezone tani.

Roma dhe Sportingu i Lisbonës janë renditur si destinacione të mundshme, por është e paqartë se si njëri nga klubet mund të përballojë pagën e madhe të Ronaldos prej 480 mijë funtash në javë, edhe nëse ata mund ta çojnë atë në tryezën e bisedimeve.

Unitedi e përfundoi sezonin 2021/22 në Ligën Premier me 58 pikë dhe në vendin e gjashtë, gjë që i lë jashtë garës elitare evropiane për sezonin e ardhshëm.

Me vetëm një vit të mbetur nga kontrata e tij, Cristiano padyshim mund ta përdorë këtë si arsyen kryesore për t’u larguar nga klubi këtë verë.

Pavarësisht se është 37 vjeç, Ronaldo ende duket se dëshiron të vazhdojë të luajë në nivelin më të lartë për të paktën edhe një sezon.

Ai dëshiron të mbetet konkurrues në mënyrë që të luajë atë që ka të ngjarë të jetë Botërori i tij i fundit.

Megjithëse Ronaldo ka një vit të mbetur në kontratën e tij, plus opsionin e një shtesë, ky raport sugjeron se ai mund të largohet herët nga Old Trafford.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika