Stoltenberg: Lufta e Rusisë në Ukrainë mund të zgjasë me vite

Që nga 24 shkurti i këtij viti, forcat ruse kanë goditur qytetet ukrainase me sulme ajrore dhe artileri, duke vrarë dhe plagosur mijëra civilë. Një zyrtar i Aleancës Veri-Atlantike ka thënë se fundi i kësaj lufte mund të marrë vite

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se lufta mes Ukrainës dhe Rusisë është një konflikt i cili mund të zgjasë me vite të tëra.

Për një gazetë gjermane, Stolenberg kishte theksuar se furnizimi me armatime i trupave ukrainase do të rriste mundësinë e çlirimit të Donbasit nga trupat rus.

“Ne duhet të përgatitemi për faktin se mund të duhen vite. Nuk duhet të heqim dorë nga mbështetja e Ukrainës”, citohet të ketë thënë Stoltenberg për “Bild am Sonntag”.

Njëherësh, ai ka thënë se ky konflikt është një ndikues në rritjen e çmimeve dhe energjisë.

Në fillim të kësaj jave, Stolenberg ka thënë se një samit i NATO-s në Madrid në fund të këtij muaji pritet të nxjerrë një dakordim për një paketë ndihme për Ukrainën që do të ndihmojë vendin në kalimin nga armatimet e vjetra të epokës sovjetike në pajisjet standarde të NATO-s.

Ukraina u zotua të shtunën se “do të mbizotërojë” kundër Moskës, ndërsa lufton kundër sulmeve ruse pranë një qyteti kyç lindor dhe shumë vende u vunë nën sulm me predha dhe raketa.

Ndryshe, forcat ruse u mundën në një përpjekje për të sulmuar kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, në mars. Rusia që atëherë është ripërqendruar në rajonin e Donbasit në pjesën lindore të Ukrainës.

Të premten e 17 qershorit, Komisioni Evropian ka mbështetur Ukrainën dhe Moldavinë që të bëhen kandidate për anëtarësim në BE, transmeton “Euronews“.

Por, liderët e vendeve të BE-së do të thonë fjalën e fundit në një samit në Bruksel më 23 dhe 24 qershor.

Ukraina rekomandohet për statusin e kandidatit për BE

 

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika