Ndërrimi i tretë në shkollën “Dardania”, komuna thotë se mbaron në nëntor

Prindërit e shkollës “Dardania” po ankohen për orarin e ndërrimit të tretë që nis në orën 15 në këtë shkollë, e që po u sjell shumë vështirësi. Këtë nga komuna, e arsyetojnë me nevojën për investimet në aneks klasa që sipas komunës, përfundojnë në nëntor

Atëherë kur do të duhej të përfundonin mësimin, këta fëmijë të klasës së dytë të shkollës “Dardania” në kryeqytet po e nisin atë, tek në ora 3 pasdite.

Punimet në këtë shkollë të Prishtinës kanë bërë që ky të jetë orari për një pjesë të nxënësve.

E mbingarkesa e tri ndërrimeve, po shkakton tollovi të këtij lloji.

Këtë pakënaqësi, një ditë pasi lajmëruan bojkotimin e orëve e që nuk e zbatuan, prindërit thonë se i janë drejtuar me kërkesë Drejtorisë së Arsimit.

Ndonëse nga shkolla nuk kanë pranuar të deklarohen, nga Komuna orarin e arsyetojnë me investimet e reja në shkollë.

Është vonë sigurisht por duhet gjendur mirëkuptimi nga prindërit dhe nxënësit sepse shkolla po rinovohet nga një projekt i financuar nga BE-ja, është kontraktuar nga ta. Nga nëntori shkolla është gati kurse klasët ku po zhvillohet mësimi i pasdites janë me prioritet të përfundohen. Duke pas parasysh faktin që ska pasur renovim me vite të tëra, tash është thuajse fundi,” tha Donat Lushaku, zëdhënës në Komunën e Prishtinës.

Përgjegjësinë, siç ndodh rëndom Komuna ia hedh operatorit ekonomik për vonesa në punime e tregojnë edhe kohën kur mund të ndryshoj kjo.

“Vonesat janë shkaktuar nga operatori, komuna vetëm ka fasilizuar me BE-n për fondet…ka vonesë duhez ptanuar po që jemi afër përfundimit të punimit. Nëse klasët oërfundohen më herët, por afati i fundiz është nëntori por mund të ndodhë edhe më herët,” shtoi Lushaku.

Aneks-klasat janë praktikë e krijimit të klasave brenda objektit ekzistues të shkollave, për përshtatjen e numrit të madh të nxënësve.

Një praktikë të tillë së fundmi e ka realizuar edhe shkolla “Pavarësia”.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika