Ymeri: Qeveria po manipulon statistikat, qytetarët po varfërohen

Analisti Visar Ymeri ka kritikuar Qeverinë Kurti për manipulimin e statistikave ekonomike, duke thënë se qeveria prezanton një rritje të madhe ekonomike dhe buxhetore, por kjo nuk reflektohet në një rritje proporcionale të vendeve të punës

Analisti Visar Ymeri ka ngritur dilema për mënyrën se si Qeveria Kurti po përdor statistikat për të paraqitur një situatë më të favorshme ekonomike se ajo që realisht përjetohet nga qytetarët.

Ymeri ka vënë theksin në përdorimin e statistikave nga Qeveria, duke thënë se shpeshherë numrat më të favorshëm publikohen për të krijuar një perceptim pozitiv në opinion, ndërsa realiteti në terren është ndryshe.

Ai kritikoi sidomos mënyrën se si qeveria flet për ndihmat për fëmijët, duke përmendur numrin e fëmijëve përfitues, por duke injoruar faktin se ndihmat janë vetëm 10 ose 20 euro, të cilat nuk kanë ndikim të madh në jetën e përfituesve.

“Mendoj që për këtë është bë një maskim kogja i madh i realitetit të njerëzve që unë e di që shpeshherë njerëzit thonë se nuk ka problem se ti nuk mundesh me mashtru njerin i cili është duke jetu në qato kushte”, ka thënë ai.

Sa i përket rritjes së ekonomisë, Ymeri vuri në dukje një diskrepancë mes deklaratave të Qeverisë për rritjen ekonomike e buxhetit dhe mungesës së një rritje proporcionale të vendeve të punës.

Ai shprehu habi se si mund të ketë një “bum ekonomik”, ndërsa punësimi nuk po rritet në të njëjtin nivel.

“Thonë është rrit shumë ekonomia dhe buxheti, por pastaj kjo nuk reflektohet në një rritje proporcionale të vendeve të punës”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Të fundit nga rubrika