Osmani: Nëse dikush bën dialog me Serbinë për urën e Ibrit, e shkel sovranitetin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kundërshtuar përfshirjen e Urës së Ibrit në dialogun me Serbinë, duke e quajtur këtë një shkelje të sovranitetit të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur kritika ndaj mënyrës se si po zhvillohet dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se dialogu nuk po respekton parimin e barazisë mes palëve.

Osmani u shpreh qartë kundër përfshirjes së temës së urës së Ibrit në dialogun me Serbinë, duke e cilësuar si një shkelje të sovranitetit dhe Kushtetutës së Kosovës.

“Sa i përket temave, për atë duhet ta pyesni kryenegociatorin se për çfarë tema është dakorduar, sepse është thënë në publik se janë dakorduar për disa tema së bashku me zotin Lajçak. Mirëpo, po e përsëris, në qoftë se dikush bën dialog për urën e Ibrit me Serbinë, kjo është shkelje e sovranitetit e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në asnjë moment nuk është në interes të Kosovës që kjo temë të jetë pjesë e dialogut me Serbinë”, ka thënë Osmani për media të martën pasdite.

Për Osmanin, hapja e Urës së Ibrit është një vendim që duhet të merret me plan të qëndrueshëm dhe të përbashkët me partnerët e sigurisë, duke siguruar që vendimi i marrë të mos sfidohet nga askush.

Ndërkohë, kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, ka zhvilluar takime me ndihmëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Operacione, Tom Goffus dhe komandantin e Operacioneve Civile të BE-së, Stefano Tomat. Gjatë këtyre takimeve, është diskutuar për hapjen e mundshme të urës së Ibrit.

Për urën e Ibrit, në Bruksel, Bislimi ka biseduar edhe me emisarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.

“Sa i përket urës mbi lumin Ibër, edhe për BE-në është e qartë që nuk ka alternativë tjetër përpos hapjes së urës”, thuhet në njoftim e Qeverisë, pas takimit të Bislimit me Lajçakun.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika