Haradinaj: Mbi 450 pjesëtarë e lëshuan FSK-në për dy vjet

Ramush Haradinaj ka kritikuar Qeverinë Kurti për “largimet masive” të ushtarëve nga FSK-ja, duke theksuar se mbi 11% e ushtarëve kanë lënë radhët për shkak të pagave të ulëta dhe kushteve të vështira financiare

Ramush Haradinaj, AAK

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se rreth 11 për qind e ushtarëve e kanë Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) gjatë viteve 2023 dhe 2024, për shkak të kushteve të vështira financiare dhe pagave të pamjaftueshme.

Në një postim në Facebook, Haradinaj përmendi se në vitin 2023, 257 ushtarë kanë lëshuar radhët e FSK-së, ndërsa në vitin 2024 ky numër ka kaluar 200.

Sipas tij, këto shifra janë alarmante dhe dëshmojnë për një trajtim katastrofal të ushtrisë nga ana e Qeverisë Kurti.

“Mbi 11 për qind e ushtarëve lëshuan FSK-në vetëm në 2023 dhe 2024. Kjo është alarmante. I ftoj të qëndrojnë, sepse ne do ta ndryshojmë gjendjen. Në vitin 2023, numri i pjesëtarëve që e kanë lëshuar FSK-në është 257! Në vitin 2024, ka kaluar numri prej 200. I fundit nga ta më 19 shtator 2024.

Shumica nga ta përmendin kushtet e vështira financiare dhe pagat e pamjaftueshme në arsyetimin pse lëshojnë Ushtrinë. Edhe pas 4 viteve të kësaj qeverie, numri i pjesëtarëve të uniformuar është nën 4.000, ndërsa forca rezervë e FSK-së është harruar pothuajse plotësisht. Jam i shqetësuar seriozisht me këtë trajtim katastrofal që Qeveria po i bën Ushtrisë sonë, të cilën me shumë mund kemi arritur ta mandatojmë më 2018.

Ftoj rininë t’i bashkohen FSK-së dhe ftoj pjesëtarët të qëndrojnë aty.

Ne do ta përmirësojmë me urgjencë gjendjen e tyre financiare dhe kushtet elementare të punës. Qysh në muajt e parë të Qeverisë së re, paga më e ulët në FSK do të jetë 1000 euro”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika