Hodai: Sistemi i drejtësisë është i kapur në Kosovë

Blendi Hodai, analist, ka deklaruar se sistemi i drejtësisë ka qenë, është dhe vazhdon të jetë i kapur. Hodai deklaroi se këtë e thonë ndërvite Raporti i Progresit.

Hodai deklaroi në “Debat Plus” se në Raportin e Progresit është një fjali që përsëritet që dhjetë vitet e fundit se “sistemi i drejtësisë është i ndikueshëm politikisht dhe i cenueshëm  nga ndikimet e jashtme”.

“Nuk do mend me u konstatu se sistemi i drejtësisë është i kapur, ka qenë dhe vazhdon të jetë. Flas në bazë raporteve dhe jo përvojave personale. Në qoftë se shihni Raportin e Progresit në dhjetë vitet e fundit, thuhet se ‘sistemi i drejtësisë është i ndikueshëm politikisht dhe i cenueshëm nga ndikimet e jashtme’. Kjo e dëshmon se sistemi i drejtësisë është i kapur”, deklaroi Hodai.

Hodai tha se ftesa nga Prokuroria Specale të Dejona Mihalit është diçka e “mirë”.

“Zonja Mihali, shumë mire që e kanë ftuar. Edhe ata që kanë pushtet dhe ata që janë në qeveri, kur thirren nga Prokuroria, të jenë pjesë e asaj ftese. Po flasim kur ajo ka pushtet më të madh në Vetëvendosje. De juro s’ka, De Facto ka.”

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika