Sveçla: Serbia sa më parë duhet t’i dorëzojë terroristët e Banjskës 

Ministri, Xhelal Sveçla, deklaroi se Serbia mban përgjegjësi për vrasjen e rreshterit Afrim Bunjaku dhe për organizimin e sulmit terrorist në Banjskë. Ai bëri thirrje që Serbia të dorëzojë terroristët sa më parë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka theksuar se përgjegjësia për vrasjen e rreshterit Afrim Bunjaku dhe për organizimin e sulmit terrorist në Banjskë bie mbi Serbinë.

Përmes një shkrimi në Facebook, Sveçla bëri thirrje që Serbia të dorëzojë sa më parë ata që janë përgjegjës për këtë akt, duke nënvizuar se drejtësia është e pashmangshme.

“Me nderime të larta përulemi sot para figurës dhe sakrificës së Rreshter Afrim Bunjakut, dëshmorit më të fundit të Republikës sonë që ra heroikisht një vit më parë në ballafaqim me grupin terrorist të Serbisë që synoi aneksimin e veriut të vendit tonë.

Rënia e tij mbrojti sovranitetin e territorin e vendit tonë andaj është edhe heroike, edhe e paharrueshme.

Përgjegjësia për vrasjen e Heroit Afrim Bunjaku dhe organizimit të atij sulmi terrorist është drejtpërdrejtë e Serbisë. Drejtësia është e pashmangshme dhe Serbia duhet të dorëzojë terroristët sa më parë.

Rruga e fshatit Banjskë ku u vra Rreshter Afrimi nga sot mbanë emrin e tij. Ajo është rruga që kolegët e tij e kalojnë çdo ditë në shërbim. Mesazhi që dha Rreshter Afrimi është i qartë, terrorizmin e luftojmë me çdo kusht. Rruga që trasoi Afrimi është e përditshmja jonë bashkë me kolegët e tij, sundimi i rendit dhe ligjit në çdo cep të Republikës sonë.

Sot kur kujtojmë e lartësojmë Afrim Bunjakun, qëndroj pranë familjes së tij, kolegëve e miqve për të ndarë dhimbjen po aq sa edhe krenarinë që atë e patëm në mesin tonë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika