Krasniqi: Guximi i Afrim Bunjakut ka gdhendur emrin e tij në zemrat e popullit

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës [PDK], Memli Krasniqi ka bërë homazhe pranë varrit të heroit, Afrim Bunjaku në njëvjetorin e vrasjes së tij.

Krasniqi përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se Kosova është e lirë dhe e përjetshme falë heronjve sikurse Afrim Bunjaku.

Ai ka shtuar se “guximi vetëmohues i Afrim Bunjakut në shërbim të atdheut ka gdhendur emrin e tij në zemrat e popullit të Kosovës.

“Sot, në njëvjetorin e rënies së rreshterit të Policisë së Kosovës, Heroit Afrim Bunjaku, për të nderuar sakrificën e tij sublime, vizituam familjen Bunjaku dhe bëmë homazhe pranë varrit të tij në Samadrexhë të Vushtrrisë. Guximi vetëmohues i Afrimit në shërbim të atdheut, ka gdhendur përgjithmonë emrin e tij në zemrat e popullit të Kosovës. Afrimi, më shumë se zyrtar i Policisë së Kosovës, ishte një simbol i guximit, nderit dhe besnikërisë së palëkundur ndaj atdheut. Përballë rrezikut kundër terroristëve në Banjskë, ai qëndroi i vendosur për të mbrojtur tokën për të cilën kanë rënë mijëra dëshmorë ndër breza”, shkroi Krasniqi.

Krasniqi tha se në njëvjetorin e sulmit terrorist në veri, Serbia duhet të detyrohet që t’i dorëzojë kriminelët serbë para drejtësisë sonë.

“Në njëvjetorin e këtij sulmi terrorist mbi shtetin e Kosovës, tashmë edhe pas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, edhe me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtare, Serbia duhet të detyrohet që t’i dorëzojë kriminelët serbë që kanë gjetur strehim atje, për të dhënë llogari para drejtësisë sonë.Sot, krahas nderimit për Afrimin, shprehim respektin dhe mirënjohjen tonë më të thellë për familjen Bunjaku, dhembjen e së cilës e ndanë secili qytetar atdhedashës i shtetit tonë.

Kosova – e lirë dhe e përjetshme falë heronjve si Afrim Bunjaku. Lavdi”, shkroi Krasniqi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika