Hoxha: KFOR-i është koordinuar me ne, veprimet operative i kemi ndërmarrë ne

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, lidhur me planin operativ të policisë kundër terroristëve në Banjskë të Zveçanit, ka thënë se me KFOR-in ishin të koordinuar, ndërsa planin operativ e kishte ndërmarrë vetëm policia.

Hoxha ka thënë se për 18 minuta nga Prishtina kishte mbërritur në Mitrovicë pas marrjes së lajmit për sulmin në Banjskë.

“Me ekipën time nga Shtabi kryesor i policisë deri në qendrën e njësive speciale ‘Enver Zymberi’ ka qenë 18 minuta derisa kemi mbërri”.

Ai ka thënë se gjatë asaj rruge kanë kryer shumë telefonata.

“Një nga komunikimet kryesore ka qenë me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Ristuccia, pastaj me gjeneralin Barbanio që është shef i Misionit të EULEX-it, pastaj me ministron tonë të Brendshëm…pastaj kemi mbërri në qendren operative në dhomën komanduese…”.

Ai ka thënë se kanë shpërndarë informacionet me partnerët e sigurisë, por edhe me nivelin politik.

“Operacioni i Banjskës është kryer plotësisht nga Policia e Kosovës. KFOR-i ka qenë në prapavi dhe është koordinu me ne, mirëpo veprime operative në teren kundër grupit kriminal nuk ka ndërmarrë. Të gjitha veprimet kanë qenë të ndërmarra nga Policia e Kosovës, ndërsa ne kemi komuniku me ta, i kemi dhënë informacionet që ne do të ndërhyjmë, komandanti i KFOR-it ka thënë që ne jemi përgjegjësi i tretë dhe ju jeni përgjegjësi i parë për të kryer detyrën. Pastaj, ne i kemi kry detyrat tona”, ka thënë komandanti Hoxha.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika