Kurti takon homologun e tij grek: Lidhjet diplomatike dhe ekonomike me Greqinë kanë shënuar rritje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Në një postim në “X”, Kurti e përshkroi takimin si “të mirë” dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në nivel diplomatik dhe ekonomik.

“Takimi i mirë me kryeministrin grek sot. Diskutuam mënyrat për forcimin e lidhjeve diplomatike dhe ekonomike, të cilat kanë shënuar një rritje pozitive dhe të ndjeshme në tre vitet e gjysmë të fundit, veçanërisht duke u intensifikuar pas liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës në janar të këtij viti. Gjithashtu folëm për zhvillimet në rajonin tonë dhe domosdoshmërinë dhe perspektivën e tij për integrime evropiane dhe euroatlantike”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri Albin Kurti u takua me homologun grek Kyriakos Mitsotakis në Nju Jork

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika