Krasniqi: Të moshuarit meritojnë trajtim më të dinjitetshëm dhe kujdes institucional

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës [PDK], Memli Krasniqi në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Moshuar ka falënderuar paraardhësit tanë për përkushtimin dhe kontributin e përhershëm në fuqizimin e familjes e shoqërisë.

Krasniqi përmes një postimi në “Facebook”, ka theksuar se të moshuarit në Kosovë, meritojnë trajnim më të dinjitetshëm dhe kujdes institucional.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Moshuar, nderojmë dhe falënderojmë paraardhësit tanë për përkushtimin dhe kontributin e përhershëm në fuqizimin e familjes dhe shoqërisë. Të moshuarit në vendin tonë meritojnë trajtim më të dinjitetshëm dhe kujdes institucional, duke ua shpaguar mundin e sakrificën shumëvjeçare me pensione të larta, që ua mundësojnë përballimin e kostos së rritur të jetesës në Kosovë. Garantimi i mirëqenies së të moshuarve dhe mbështetja e kërkesave të tyre – duhet të jetë prioritet i gjithsecilit!”, shkroi Krasniqi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika