Aksioni kundër fajdesë në Prizren, tre të arrestuarit jepnin para me kamata mujore prej 25%

Paratë e gatshme të sekuestruara nga Policia e Kosovës, në aksionin kundër fajdesë në Prizren, 2 shtator 2024.

Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë detaje lidhur me operacionin e së mërkurës kundër fajdeve, i cili është zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Gjatë kontrollit në tri lokacione, janë arrestuar tre persona me inicialet A.Th., I.Th., dhe J.Th., të cilët dyshohen se i kanë dhënë viktimës para me kamata mujore prej 25 për qind, duke e vendosur atë në kushte të paqëndrueshme financiare.

“Të pandehurit e arrestuar, dyshohet se duke shfrytëzuar gjendjen e rënduar financiare të viktimës, të njëjtit i kanë dhënë të holla me kamata mujore prej 25%. I dëmtuari disa herë ka paguar kamata, dhe kur i njëjti nuk ka arritur që t’i pagaj kamatat mujore, të pandehurit i kanë vënë kamata javore, me ç’ rast si rezultat i kamatave të larta, kanë arritur vlera të pa përballueshme për viktimën”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Gjatë aksionit janë sekuestruar dy automjete, para të gatshme dhe prova tjera materiale.

Ndërsa të dyshuarit ndodhen nën masën e ndalimit për 48 orë.

Po ashtu, thuhet se prokuroria do të parashtroj kërkesë për caktim të masës së paraburgimit.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika