Autostrada Prishtinë-Gjilan, Aliu: Premtimi i Kurtit ishte gabim, u vu në lajthitje nga raportimet e Ministrisë

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka pranuar se premtimi i kryeministrit Albin Kurti për përfundimin e autostradës Prishtinë-Gjilan në vitin 2023 ishte i gabuar, pasi u bazua në raportime të pasakta nga ministria

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka pranuar se premtimi i kryeministrit Albin Kurti për përfundimin e autostradës Prishtinë – Gjilan brenda vitit 2023 ishte bërë bazuar në informacione të gabuara.

Për Debat Plus, Aliu ka sqaruar se vetë ministria kishte gabuar në raportimet e saj nga terreni.

Ai gjithashtu ka theksuar se viti 2022 kishte qenë jashtëzakonisht i vështirë për shkak të luftës në Ukrainë, e cila shkaktoi ndryshime të mëdha në çmime.

Po ashtu, projekti sipas tij, kishte hasur sfida edhe gjatë periudhës së pandemisë, që ndikuan në vonesat e punimeve.

“Tek zotimi i Kurtit se autostrada Prishtinë – Gjilan po bëhet dhe hapet këtë vit, ka qenë bile 28 nëntor, ka qenë një gabim, ka qenë gabim që është premtuar, sepse është vënë në lajthitje kryeministri nga vetë ne si ministri të themi për shkak se i është besuar situatës raportimit të përqindjes së fundit që janë. Viti 2022 ka qenë vit jashtëzakonisht i vështirë për shkak të luftës në Ukrainë dhe ndryshimit të madh të çmimeve.”, ka deklaruar ai.

Sipas Aliut, megjithë vështirësitë, zgjidhjet janë duke u gjetur dhe projekti po përparon.

Por, ai nuk dha ndonjë datë se kur pritet të përfundojë autostrada.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika