Franca e mirëpret vendimin e Qeverisë për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Franca ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës që të ndryshojë masën për ndalim të hyrjes së mallrave serbe në “kujdes të shtuar”.

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot përmes një postimi në “E mirëpres vendimin e Qeverisë së Kosovës që të hapë pikëkalimin kufitar në Merdar për mallrat nga Serbia. Ky është vendim i rëndësishëm që mundëson përparim në integrimin rajonal (Procesin e Berlinit) dhe drejt integrimit Evropian. Përpjekja multilaterale e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve sjell fryte të qëndrueshme”, ka shkruar ai.

Ndryshe, dje kryeministri Albin Kurti u shpreh i bindur se ky ndryshim i masës është “më se i mjaftueshëm” që Kosova të jetë pjesë e takimit të CEFTA-s këtë javë e në samitin e Berlinit javën tjetër.

Ndërsa Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndryshim në masën e sigurisë për produktet që hyjnë nga Serbia përmes pikës kufitare Merdar.

Rohde përmes një postimi në rrjetin social “X”, ka thënë se kjo shënon një hap të rëndësishëm drejt zhbllokimit të CEFTA-s.

Teksa shton se Kosova do të ketë mbështetjen e plotë për sigurinë e proceseve në pikën kufitare.

“E mirëpres vendimin e Qeverisë së Kosovës për hapjen e pikës kufitare Merdare për mallrat që vijnë nga Serbia . Ky shënon një hap të rëndësishëm drejt zhbllokimit të CEFTA-s. Ne do të mbështesim Kosovën për të siguruar plotësimin e nevojave të sigurisë dhe monitorimin e proceseve në pikën kufitare,” ka shkruar Rohde.

Britania e Madhe ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndryshimin e masës për mallrat serbe.

Kjo është bërë me anë të drejtoreshës për Ballkanin Perëndimor dhe Mediteran në Ministrinë për Punë të Jashtme, Komonuelth dhe Zhvillim të Mbretërisë së Bashkuar (FCDO), Victoria Billing.

Billing po qëndron për vizitë në Kosovë, ku gjatë ditës është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Ajo përshëndeti vendimin e qeverisë për të lejuar kalimin e sigurt të mallrave përmes pikës së kalimit Medare, si një hap i rëndësishëm drejt zhbllokimit të progresit në CEFTA”, thuhet në njoftimin e ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika