Kurti në përvjetorin e vrasjes së “Sandokanit”: Ishte njëri nga luftëtarët më të shquar të UÇK-së

Kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar heroin Abedin Rexha, njohur si “Sandokani”, në 26-vjetorin e vrasjes së tij, duke e cilësuar atë si një nga luftëtarët më të shquar të UÇK-së dhe duke theksuar rëndësinë e rezistencës së tij në ngjarjet që çuan në formimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka kujtuar heroin Abedin Rexha i njohur si “Sandokani” në 26-vjetorin e vrasjes së tij.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Kurti ka thënë se Sandokani ishte njëri nga luftëtarët më të shquar të UÇK-së.

“Rezistenca e tij e armatosur përballë forcave policore serbe, ishte bërë shkaktare e një serie ngjarjesh që çuan deri te dalja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sot bëhen 26 vite nga vrasja e Abedin Rexhës – Sandokanit, njërit nga luftëtarët më të shquar të UÇK-së. Ai u vra në pyjet e Kllodernicës së Skenderajt, më 8 tetor 1998, në një kohë kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës sapo e kishte kaluar ofenzivën e forcave armike serbe të verës së vitit 1998 dhe kur UÇK-ja kishte shumë nevojë për njerëz si Abedin Rexha që mund t’i kontribuonin riorganizimit të saj”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Mes tjerash, Kurti ka theksuar se Abedin Rexha kishte filluar aktivitetin e tij qysh në fund të viteve ’80, kur bashkë me Jakup Nurën dhe Nuhi Gecin kishte shpërndarë edhe trakte e shkruar afishe kundër regjimit të Serbisë në Kosovë.

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika