Komandati i KFOR-it takon Kurtin: Dialogu, e vetmja rrugë për çështjet e pazgjidhura

Komandati i Misionit të KFOR, gjeneralmajor Enrico Barduani sot është takuar me kryeministrin e vendit, Albin Kurti. KFOR përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se Barduani ka porositur kryeministrin, Albin kurti se dialogu është e vetmja rrugë për çështjet e pazgjidhura me Serbinë dhe për komunitetin serb në Kosovë.

Barduani mori detyrën si Komandant i KFOR-it me 11 tetor, respektivisht takimi i tij me Kurtin ishte i pari që nga marrja e detyrës.

“Sot, Komandanti i misionit të #KFOR-it të udhëhequr nga #NATO, gjeneralmajor Enrico Barduani, u takua me Albin Kurti në Prishtinë. Takimi ishte pjesë e bashkëveprimeve të rregullta të Komandantit të KFOR-it me homologët kryesorë në Kosovë. Gjatë takimit, gjeneralmajor Barduani theksoi kontributin e KFOR-it për një mjedis të sigurt dhe të sigurt, për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. Ai përsëriti gjithashtu mbështetjen e plotë të KFOR-it për një dialog të qëndrueshëm ndërkombëtarisht midis Prishtinës dhe Beogradit, si mënyra e vetme për të përpiluar çështjet në vazhdim, në dobi të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Barduani, sipas njoftimit, ka thënë se do të vazhdojnë të kontribuojnë për mjedis të sigurt dhe të qetë, për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, “në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999”.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundim të Ligjit (EULEX), respektivisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë”, vijon njoftimi.

Gjeneralmajor Barduani vuri në dukje gjithashtu angazhimin që të sigurohet koordinimi dhe të zvogëlohet mundësia për veprime që mund të çojnë në tensione.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika