Ministri i Jashtëm i Luksemburgut të hënën viziton Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Xavier Bettel, do të vizitojë Kosovën nesër për të takuar ministren e MPJD-së, Donika Gërvalla-Schwarz

Xavier Bettel

Ministri i Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Xavier Bettel, do të vizitojë të hënën Kosovën, ku do të zhvillojë takime zyrtare në Prishtinë.

Ai pritet të takohet me zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz.

“Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, pret nesër në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Luksemburgut, z. Xavier Bettel”,thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka konfirmuar se vizita e  Bettel do të përfshijë një konferencë për media pas takimit dypalësh.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika