Trump përgatitet për emërimet e posteve kyçe, Harris zotohet ta ndihmojë tranzicionin

Donald Trump do të fillojë të zgjedhë kabinetin e tij në "ditët dhe javët në vijim", ka njoftuar ekipi që drejton tranzicionin e tij në Shtëpinë e Bardhë

Pas fitores së tij të fuqishme në zgjedhjet presidenciale, Donald Trump ka nisur përgatitjet për të emëruar ekipin e tij kryesor përpara rikthimit në Shtëpinë e Bardhë.

Në të njëjtën kohë, zëvendëspresidentja Kamala Harris, e cila ishte kundërkandidate e tij, është zotuar për një transferim paqësor të pushtetit.

Në fjalimin e saj të parë pas zgjedhjeve, Harris i është drejtuar mbështetësve me mesazhin se, ndonëse për ta kjo periudhë mund të duket si fillimi i një epoke të errët, ajo shpreson që nuk do të jetë kështu.

“Unë e di se shumë njerëz ndihen sikur po hyjmë në një kohë të errët, por për të mirën e të gjithëve ne, shpresoj që të mos jetë kështu”, është shprehur Harris.

Trump fitoi pesë nga shtatë shtetet kryesore, ndërsa prin në Nevada dhe Arizona.

Ndërkohë, Republikanët kanë rimarrë kontrollin e Senatit dhe udhëheqin në garën për Dhomën e Përfaqësuesve.

Sipas parashikimeve, Trump do të inaugurohet si president më 20 janar, ndërsa deri atëherë Joe Biden mbetet në detyrë, edhe pse me kufizime të ndjeshme politike.

Nëse republikanët marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, kjo do ta vendosë partinë nën kontrollin e Kongresit dhe Shtëpisë së Bardhë.

Çdo vend në Dhomën e Përfaqësuesve – i cili ishte i kontrolluar nga republikanët përpara zgjedhjeve – është në dispozicion. Një partie ka nevojë për 218 vende për një shumicë.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika