Osmani i kundërpërgjigjet Kurti: Ka ligj për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar shqetësimet lidhur me cenimin e përdorimit të gjuhës shqipe dhe mundësinë e shfuqizimit të disa neneve të Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Maqedoninë e Veriut. Në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin maqedonas, Hristijan Mickoski, Kurti ka theksuar se në këtë shtet nuk ekziston një ligj të veçantë për gjuhën shqipe.

E për këtë deklarim të Kurtit, ka reaguar nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani i cili ka thënë se në Maqedoninë e Veriut ka qenë dhe ekziston ligji për gjuhën shqipe si zyrtare në nivel vendi.

Osmani në “Five” të Dukagjinit u shpreh se deklarimet e Kurtit të bëra për gjuhët zyrtare në Maqedoninë e Veriut gjatë së hënës në konferencën për media janë “skandaloze” dhe “shumë të dëmshme”, e sidomos “inkurajuese për gjithë ata që duan të çmontojnë Marrëveshjen e Ohrit”.

“Deklarata e Kurtit për gjuhët ishte skandaloze, shumë e dëmshme dhe inkurajuese për gjithë ata që duan të çmontojnë Marrëveshjen e Ohrit veçanërisht pika e saj, Gjuha Shqipe. Kjo e fundit është një prej çështjeve të rregulluar me ndryshimin e kushtetutes pas Marrëveshjes së Ohrit në vitin 2001. 15 vite nuk kemi arritur të gjejmë një kompromis të saktë për interpretimin e saktë të saj në Marrëveshjen e Ohrit. E pala maqedonase konsideronte  se marrëveshja e Ohrit e parasheh gjuhën shqipe vetëm  në komunat ku shqiptarët janê mbi 20%. Ndërsa pala jonë, Gjuha Shqipe në të gjitha nivelet e shtetit e barabartë me gjuhën maqedonase. Pas 15 vite kemi arritur këtë. Ka pasur, ekziston ligji për gjuhën shqipe. Ligji për përdorimin e gjuhëve, në nenin 1 thotë se  gjuhë zyrtare e vendit është gjuha maqedone dhe alfabeti I saj cirilik. Poashtu edhe gjuha që e flasin mbi20% [gjuha shqipe] është gjuhë zyrtare””, vijoi Osmani.

Osmani poashtu ka kritikuar mbledhjen e dy qeverive, duke thënë se në këtë takim nuk janë dëgjuar porosi për “mosdegradimin e pozitës së shqiptarëve” në Maqedoninë e Veriut.

“Praktikë e filluar më herët. Që nga viti 2019 kemi filluar me përgatitjen e mbledhjeve të qeverisë të përbashkët. Mbledhja e parë është mbajtur në Shkup. Vazhdimësi e mbledhjeve  të qeverive. Fatkeqësisht është kjo mbledhje po legjitimon një politikë antishqiptare që po mbizotëron në Maqedoninë e Veriut, në katër muajt e fundit. Që ka për qëllim çmontimin e  Marrëveshjes së Ohrit dhe arritjet e shqiptarëve këto 20 vite të fundit. Mendova që kjo mbledhje e përbashkët do shfrytëzohet për ti dhënë mesazh qeverisë së Maqedonisë së Veriut, që edhe Kosova është e interesuar për mosdegradohet pozita e shqiptarëve në RMV sepse funksionaliteti i demokracisë multietnike është bazë për Maqedoninë stabile dhe prosperuese. KԹto porosi nuk I dëgjuam dhe nuk ishte porosi e mireë, ka vijuar Osmani.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika