Dy të lënduar në aksidentin mes dy veturave në magjistralen Ferizaj-Prishtinë

Aksident trafiku, foto ilustrim

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në mesditën e sotme në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, në fshatin Prelez.

Kështu ka bërë të ditur për Portain Dukagjini, zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se të lënduarit janë dërguar për ndihmë mjekësore.

Policia ka bërë të ditur se Njësia e Hetimeve të Aksidenteve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin.

“Me datën 14.12.2024 rreth orës 14:50 kemi pranuar informatën se në rrugën magjistrale Ferizaj – Prishtinë, saktësisht në fshatin Prelez të Ferizajt është një aksident komunikacioni rrugor, ku janë përfshirë dy vetura me targa vendore dhe shoferë vendor. Veç dëmeve të shkaktuara materiale në vetura, lëndime trupore kanë pësuar dy shoferët, të cilët për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Njësia e Hetimeve të Aksidenteve ka dalë në vendin e ngjarjes për hetimin e aksidentit”, ka deklaruar ai

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika