Kurti viziton familjet shqiptare në Slloveni

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se sot ka qenë në zemër të sheshit Brolo të qytetit Kopër të Sllovenisë.

Kurti përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se aty qëndron e ngritur shtëpia e familjes Bruti që nga viti 1714. Sipas tij, kjo familje e njohur shqiptare me lidhje familjare në Durrës, Lezhë e Ulqin, ndër të tjera e lidhur edhe me familjen e Gjergj Kastrioti Skënderbeu, u vendosën përfundimisht në Kopër.

“Në Muzeun Rajonal të Koprit, sot vizitova ekspozitën mbi shtëpinë së familjes Bruti, kuruar nga Meliha Fajić, e që përmban piktura, libra, dokumente e objekte të kësaj familje. Përballë muzeut, Katedralja madhështore e Koprit, mban në piedestal altarin e restauruar nga artisti i famshëm i renesancës veneciane, Vittore Carpaccio, me titullin “Maria në fron me fëmijën dhe shenjtorët”. Këtë vepër madhështore nga viti 1516, e soditëm nga afër”.

“E vizita përfundoi në shtëpinë e Brutëve e cila që nga viti 1951 shërben si bibliotekë publike, për promovimin e librit “Shqiptarët e lashtë dhe krijimi i Istrias” me autor Peter Štoka dhe me përkthim nga doktor Pëllumb Qazimi. Promovimi i këtij publikimi që u mundësua nga Shoqata Kulturore Shqiptare “Iliria” në Kopër në krye me Heset Ametin dhe nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Slloveni, mblodhi përfaqësues të shumtë të komunitetit dhe shoqatave shqiptare nga Sllovenia, Kroacia dhe nga Italia”, ka thënë Kurti.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika