Dy vite bllokim për aplikimin e Kosovës në BE, Hoxhaj: Qeveria Kurti sjell vetëm humbje dhe sanksione

Enver Hoxhaj, kundër vendimit të djeshëm të Këshillit Evropian

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës dhe nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, ka akuzuar qeverinë Kurti për dështimet e saj në politikën e jashtme, duke theksuar se Kosova po përjeton një regres të dukshëm në arenën ndërkombëtare.

Hoxhaj përmes një statusi në rrjetet sociale “Facebook” shkroi: “Kosova, çdo vit shënonte fitore historike në pozitën e saj ndërkombëtare. Ndërsa sot, nën udhëheqjen e qeverisë Kurti, përballemi me sanksione e humbje.”

Deklarata e tij u bë në ditën kur shënohet dyvjetori i aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, një proces që ka mbetur i bllokuar dhe pa progres konkret.

Ai e ka shoqëruar këtë kritikë me një video, ku paraqiten arritjet historike të qeverive të mëparshme, derisa ai ishte vet pjesë e qeverisë dhe pjesë e këtyre arritjeve, duke përfshirë nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) dhe marrëveshjen me BE-në për qasje në programet e saj.

Dyvjetori i aplikimit për anëtarësim në BE rikthen vëmendjen te mungesa e progresit në këtë drejtim, ndërkohë që Kosova është përballur edhe me sanksione dhe presione nga partnerët ndërkombëtarë për shkak të politikave të qeverisë aktuale.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika