Ukraina dhe Rusia fajësojnë njëra-tjetrën për bombardimet vdekjeprurëse

Zjarrfikësit punojnë në vendin e një zone të banuar të goditur nga një sulm me raketa ruse, në mes të sulmit të Rusisë në Ukrainë, në Sumy, Ukrainë, 17 nëntor 2024, Reuters.

Autoritetet në Ukrainë dhe Rusi e kanë akuzuar njëra-tjetrën për orkestrim të bombardimeve vdekjeprurëse përgjatë javës.

Policia rajonale e Dnjipros e ka arrestuar më 14 dhjetor një të dyshuar për lidhje me një shpërthim që ka ndodhur në qendrën e qytetit më herët gjatë asaj dite.

Shpërthimi e ka lënë të vrarë një burrë dhe i ka plagosur katër të tjerë, përfshirë dy zyrtarë policorë, të cilët janë në spital, në gjendje kritike.

Sipas autoriteteve ukrainase, i dyshuari 37-vjeçar, besohet se ka vepruar nën udhëzimet e shërbimit të inteligjencës ruse.

I dyshuari është arrestuar brenda disa orësh, pas një operacioni të përbashkët të policisë dhe Shërbimit ukrainas të Sigurisë (SBU).

SBU e ka klasifikuar incidentin si sulm terrorist.

Ndërkohë, Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) i Rusisë, ka thënë më 15 dhjetor se e ka arrestuar një të dyshuar për një shpërthim me makinë-bombë në rajonin e Donjeckut, që është thënë se e ka vrarë një person dhe një tjetër e ka plagosur.

Media shtetërore ruse ka thënë se i dyshuari është banor lokal.

FSB dyshon se i dyshuari e ka vendosur pajisjen shpërthyese nën makinë, dhe e ka aktivizuar atë nga distanca, duke vepruar nën urdhrat e shërbimit ukrainas të inteligjencës.

Autoritetet ruse nuk e kanë bërë të ditur identitetin e burrit të vrarë, duke e përshkruar vetëm si zyrtar.

Megjithatë, në rrjete sociale ai është identifikuar si Sergei Yevsyukov, ish-shef i burgut, ku dhjetëra ukrainas ukrainas, të kapur prej forcave ushtarake ruse, janë vrarë më 2022.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto shpërthime.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika