Mbahet Akademia Rajonale për Punë të Denjë në Ballkanin Perëndimor, Instituti “Musine Kokalari”

“Puna e kujdesit të papaguar, barazia gjinore në tregun e punës, paga e jetesës si një mjet për drejtësi sociale, integrimi i të drejtave sociale dhe të punës në Agjendën e Gjelbër, implikimet e Direktivës së BE-së për të drejtat e punës në Ballkanin Perëndimor” janë disa nga temat që u trajtuan në Akademinë Rajonale për Punë të Denjë në Ballkanin Perëndimor 2024.. Ky takim është mbajtur në Igalo të Malit të Zi.

Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari”, që e organizoi këtë akademi, tha se ajo “shërben si një platformë thelbësore për shkëmbimin e ideve, forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe strategjinë për integrimin e të drejtave të punës në politikat më të gjera sociale dhe ekonomike”.

Në organizim ishin edhe Qendra për Politikat e Emancipimit nga Serbia, Shoqata për Siguri në Punë nga Mali i Zi dhe ZORA – Shoqata për zhvillim social, kulturor dhe kreativ nga Bosnjë e Hercegovina.

“Bashkëpunimi rajonal ndërmjet sindikatave dhe organizatave të shoqërisë civile, fushatat, grevat dhe strategjitë e negociatave për mbrojtjen e punës është parakusht për avancimin e të drejtave të punës përmes veprimit kolektiv dhe avokimit, ka nënvizuar Koalicioni Rajonal për Punë të Denjë që përfshinë 45 organizata nga rajoni i Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftim.

Mbi 60 përfaqësues të sindikatave dhe organizatave të shoqërisë civile që ishin pjesmarrës, “riafirmuan përkushtimin për avancimin e të drejtave të punës përmes veprimit kolektiv dhe avokimit”, sipas institutit “Musine Kokalari”.

Shija e redaktorit

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Të fundit nga rubrika