Haradinaj: Draftin e Asociacionit do ta dërgoj në Kushtetuese, kjo i hap rrugë anëtarësimit në KiE, BE e NATO

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se nëse merr drejtimin e Qeverisë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, do ta dorëzojë menjëherë draftstatutin (evropian) të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese.

Haradinaj theksoi se dinamika ndërkombëtare dhe zhvillimet e sigurisë globale nuk lejojnë vonesa në këtë proces.

Ai u shpreh i bindur se Gjykata Kushtetuese, si “gardiane e kushtetutës” do të pastrojë çdo draftin e Asociacionit nga çdo element që mund të jetë në kundërshtim me kushtetutën e vendit.

“Në javën e parë të qeverisë, nëse jam kryetar qeverie, unë e dorëzoj Asociacionin në Gjykatë, këtë draft që ekziston sot. Jo një tjetër. Nuk insistoj në një draft të ri, nuk kërkoj kohë. Nuk hy në ri negocim. Për shkak se siç e dini bota është një dinamikë shumë të shpejtë. Për shkak të zhvillimeve të sigurisë, për shkak të administratës së re në Amerikë. Pra askush nuk ka kohë me ripërgaditë diçka me ty.

Unë besoj në gjykatën tonë Kushtetuese, që do pastroj prej çdo elementi që është jo kushtetueses, pasi ajo është gardiani i kushtetutës, është gjykata, jo politika”, ka thënë Haradinaj në Debat Plus.

Ai theksoi se ky hap do të zhbllokojë proceset integruese të Kosovës në organizata ndërkombëtare si Këshilli i Evropës, Bashkimi Evropian dhe NATO.

“Menjëherë ne do ta marrim Këshillin e Evropës, kandidaturën për BE dhe po ashtu sikurse iu thash mbështetjen për anëtarësim direkt në NATO”, ka potencuar Haradinaj.

Në linjë të kësaj, në Debat Plus, Haradinaj përmendi se ka punuar në mënyrë aktive për këtë, duke thënë se një propozim konkret tashmë ndodhet në tavolinën e administratës Trump dhe ka marrë një përgjigje pozitive.

“Unë kam punuar që vendimmarrësve të ardhshëm të administratës Trump, një propozim konkret ua kam dërguar në tavolinë. Për këtë temë veçse e kanë në tavolinë. Janë pranuar, janë mirëprit… Krejt këto që i diskojmë sot kam qenë i detyruar mi kthye në format të shkruar, preciz me dhënë garanci që u qëndroj pas. Në disa raste kam folur në emër të qeverisë së ardhshme të Kosovës, besoj që kemi me qenë bashkë”, ka shtuar Haradinaj.

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika