ASK: Rritje e lehtë e sasisë së mbeturinave industriale në 2023

Mbeturinat në kryeqytet

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës së Mbeturinave Industriale (AMI) për vitin 2023. Rezultatet e prezantuara në këtë publikim ofrojnë një burim të rëndësishëm statistikor për gjendjen e tanishme të këtij sektori.

Të dhënat e AMI 2023 tregojnë se gjithsej sasia e mbeturinave industriale të gjeneruara në vitin 2023, ishte 3 390 647 ton, duke shënuar një rritje prej 0.02% krahasuar me vitin 2022.

Sasia më madhe e mbeturinave të gjeneruara sipas sektorëve të industrisë, ka qenë nga sektori D (Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe furnizimi me ajër të kondicionuar ), me 2 797 996 ton, krahasuar me vitin 2022 paraqet një rritje të lehtë prej 0.08%

“Gjithsej sasia e mbeturinave të përpunuara ka qenë 3 390 687 ton, krahasuar me vitin 2022 ka një rritje të lehtë prej 0.02 %”, njofton ASK.

Anketa e Mbeturinave Industriale 2023, u realizua sipas NACE Rev.2. Kompanitë e përfshira në anketë janë klasifikuar në sektorët si në vijim: B – Xehetari dhe Gurore, C – Prodhimi, D – Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe furnizim me ajër të kondicionuar, E – Furnizim me ujë, kanalizim, menaxhim të mbeturinave dhe rregullim toke, F – Ndërtimtaria, dhe G-U – Sektorët e shërbimeve.

Shija e redaktorit

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Të fundit nga rubrika