Haxhiu – deputetëve të VV-së: Tejkaloni përkufizimet politike që ua ka vendosur partia, votoni të lirë pro Trustit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, u ka bërë thirrje deputetëve, në veçanti atyre të opozitës, që të votojnë pro Projektligjit për Trustin. Dipas tij, bashkëpunimi për të tejkaluar krizën është i domosodoshëm

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, gjatë propozimit të tij, ka theksuar se kjo iniciativë ligjore ka ardhur si domosodshëmri për shkak të situatës nëpër të cilën po kalojnë qytetarët, krizës ekonomike dhe rritjes së çmimeve.

Ai u ka bërë thirrje deputetëve, në veçanti atyre të opozitës, që të votojnë pro këtij projektligji.

“Ne deputetët pa dallim duhet ta mbështesim këtë projekltigj pa dallim partie. Kërkesa e qytetarëve duhet të na bashkojë, bashkëpunimi për të tejkaluar krizën është i domosodoshëm”, ka thënë ai.

Drejtuar deputetëve të partisë në pushtet (Lëvizjes Vetëvendosje), Haxhiu u ka bërë thirrje që të tejkalojnë kufizimet politike që sipas tij përpiqet t’ua vendosë partia.

Ai u ka kërkuar që t’i mbrojnë parimet e tyre dhe betimin e deputetit.

“Ju ftoj që të tregoni integritet, të votoni të lirë, mos bini pre e presionit politik për të votuar kundër interesit të qytetarëve”, është shprehur Haxhiu.

Ndërkohë, inicuesi i këtij projektligji, ka specifikuar se çfarë përmban i njëjti.

“Në nenin 1, saktësohet qëllimi i këtij projektligji, ky ligj ka për qëllim që pjesëmarrësve të Trustit t’iu krijohet baza ligjore për tërheqjen prej 10 deri në 30 për qind të kursimeve pensionale. Në nenin 2 dhe 3, rregullohet fushëveprimi dhe përkufizimet dhe në nein 12 A, është çështja e pagesave të kursimeve individuale”, shtoi ai.

Në anën tjetër, Haxhiu ka thënë se ky Projektligj në aspektin financiar do të ketë efekt pozitiv në jetën e qytetarëve dhe impakt pozitiv edhe në buxheit e shtetit dhe ekonominë e vendit.

Siç theksoi Haxhiu, Fondi për Kursime Pensionale ka dalë me deklaratë publike se është i gatshëm që ta implementojë zbatimin e këtij projektligji në momentin që ky projektligj do të votohet.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika