Qeveria e Shqipërisë, i jep statusin e investitorit strategjik “Dukagjini Group” – Superprojekt në Shëngjin

Një ide që duket përrallrore shumë shpejtë do të bëhet realitet. Një hotel luksoz me pesë yje do të ndërtohet në Shëngjin, dhe atë do ta bëjë kompania prestigjioze nga Kosova “Dukagjini Group” Sh.P.K në krye me biznismenin Ekrem Lluka.

Kompania “Dukagjini Group” që ka dëshmuar seriozitet të jashtëzakonshëm në punën e sajë, tashmë ka marrë besimin edhe përtej kufivje të Kosovës.

Është Qeveria e Shqipërisë që tashmë edhe zyrtarisht “Dukagjini Group” i ka dhënë  stastusin e veçantë “Investitori në strukutrë akomoduese me 5 yje, status special”.

Investimi do të kryhet në Shëngjin të Lezhës, aty ku do të ndërtohet hoteli me 5 yje, që do të shtrihet në një sipërfaqe 59,014 m2, në ndërkohë numri i të punësuarëve parashikohet të jetë 218 punonjës.

Ky investimi që kap vlerën prej 70 milionë euro, parasheh një resort turistik ne te cilin do te jene 135 dhoma hoteli, si dhe 386 njësi rezidente.

E rëndësishme rehatia brenda një dhome, por këtu nuk përfundon gjithçka.

E menduar në çdo detaj të kënaqësisë së vizitorëve, aty do të ketë restorante, kazino dhe park ujor.

Gjithë struktura do do të jetë e shtrirë nga buza e detit gjerë në malet që e rrethojnë gjithë këtë zonë.

Struktura që do të ndërtohet në këtë zonë është e konceptuar që t’i përshtatet të gjithë ambientit dhe natyrës mbresëlënëse që e rrethon.

Statusi “Investim/Investitor strategjik procedurë e veçantë” i jepet projektit të investimit “Dukagjini Resort”, për një periudhë tre vjeçare.

Me këtë status i ofrohet asistencë në lidhje me dhënien e lejeve, licencave dhe autorizimeve të nevojshme për realizimin e projektit, në përputhje me afatet e parashikuara sipas legjislacionit të investimeve strategjike si dhe lehtësira fiskale.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika