Hoxha: Bojkotimi i disa mediave nga Vetëvendosje taktizim i domosdoshëm

Analisti Ylli Hoxha ka folur rreth bojkotimit të Lëvizjes Vetëvendosje ndaj disa mediumeve në Kosovë përgjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit.

Hoxha ka thënë se bojkotimi i disa mediave nga VV është një taktizim.

Veprim “taktik, i domosdoshëm për të tejkaluar fushatën. Natyrisht kur organizon fushatë e sheh se ku mundet me përfitu e ku mundet me hup. Besoj që dalja në debatet televizive nuk do të ishte ana e fortë e një qeverie, e kësaj shumice[VV-s] sepse kontestimi është edhe më i zëshëm edhe më pa-humbje dhe ne këtu[analistët dhe gazetarët] nuk jemi garues dhe skemë çfarë të humbim, por gjithsesi jemi të interesuar të sfidojmë dhe natyrisht se e sfidojmë shumë më shumë përfaqësuesin e qeverisë sepse përgjegjësia e kuletës është mbi të për katër vite”, ka thënë ai.

Hoxha në Debat Plus tutje ka thënë se nëse analizohet kabineti qeverisës, mund të kalonin disa katër apo pesë ministra përballë analistëve por “çka ka me ardhë Arbërie Nagavci e me na tregu për reformën në arsim, për të arriturat në arsim, besoj se do të kalonte shumë keq edhe zonja Albulena[Haxhiu]… por përformanca në sektorin e drejtësisë ka qenë nën nivelin zero”, ka thënë ai në Debat Plus në RTV Dukagjini.

Gjithashtu, Hoxha ka thënë se për katër vite mos me arrit me bë asnjë reformë është paradoksale dhe se sipas tij VV ka bërë kalkulim elektoral sepse në debat televiziv ministrat e pushtetit do të pësonin humbje në çdo ballafaqim.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika