“S’bëhet fjalë për rizotim”, Maqedonci shpjegon letrën që iu dërgua KFOR-it

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka sqaruar se letra e dërguar KFOR-it nuk është një rizotim i angazhimeve të vitit 2013, por një përpjekje për të siguruar koordinimin e veprimeve ushtarake në veri të Kosovës, duke theksuar se vendi do të vazhdojë të respektojë angazhimet e bëra në atë periudhë

Ejup Maqedonci

Qeveria e Kosovës ka dërguar një letër komandantit të KFOR-it, Enrico Barduani, për të sqaruar angazhimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në veri, duke theksuar se ky angazhim nuk kishte për qëllim të tensiononte situatën në atë rajon.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka shpjeguar se letra që iu dërgua komandantit të KFOR-it nuk është një rizotim i angazhimeve të vitit 2013, siç ishte raportuar.

“Letra zotuese e vitit 2013 është dërguar nga ish-kryeministri Thaçi për Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s. Pra çështjet përmbajtësore të zotimit adresohen në atë nivel, kurse në nivelin tim dhe të Komandantit të KFOR-it është që të sigurojmë njëri tjetrin që do të bëjmë veprimet e nevojshme për të garantuar që angazhimi ynë ushtarak në veri të bëhet në mënyrë të koordinuar”, ka deklaruar Maqedonci.

Ai ka sqaruar se letra ka për qëllim të sigurojë koordinimin e nevojshëm mes institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it, duke theksuar se angazhimi i FSK-së në veri është bërë gjithmonë pas koordinimit paraprak me KFOR-in, siç e parashikon zotimi i vitit 2013 i bërë nga ish-kryeministri Hashim Thaçi.

“Qëllimi i letrës ka qenë që të sqaroj Komandantin e KFOR që një angazhim i një njësie të FSK në një ndër katër komunat në veri të Kosovës që ka ndodhur pak ditë para dërgimit të letrës nuk ka pas qëllim tensionimin e situatës”, ka theksuar ai për Dukagjinin.

Maqedonci ka theksuar se letra ka sqaruar se angazhimi i një njësie të FSK-së në veri nuk ka pasur qëllim të krijonte tensione, dhe se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të respektojnë zotimin e bërë në vitin 2013 për koordinim të çdo operacioni të FSK-së në veri me KFOR-in.

“Në letër kam sqaruar rrethanat e angazhimit të njësisë së FSK-së dhe si gjithnjë që e kam thënë publikisht në media, kam ritheksuar që insitucionet e Kosovës do të vazhdojnë të respektojnë zotimin e bërë më 19 prill 2013 për angazhimin e FSK në operacione në veri pas koordinimit paraprak me Komandantin e KFOR”, ka deklaruar tutje Maqedonci.

Ai ka shtuar gjithashtu se, megjithëse ky zotim ka qenë i gabuar dhe i dëmshëm për ushtrinë e Kosovës, institucioni i tij do të vazhdojë ta respektojë atë.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika