Samiti i BE-së vazhdon punimet, do të diskutohet për stabilitetin dhe sigurinë në Ballkan

Samiti i BE-së, të premten, do të fillojë me sesionin e dytë, ku si temë kryesore do të jetë prosperiteti dhe stabiliteti në kontinentin evropian, e pastaj më vonë do të diskutohet edhe për Ukrainën

Samiti BE-Ballkan Perëndimor

Të premten e 24 qershorit, do të vazhdojë dita e dytë e Samitit të Bashkimit Evropian(BE) me Ballkanin Perëndimor.

Sipas agjendës, duke filluar në ora 09:00 pritet që pjesëmarrësit të arrijnë, derisa një orë më pas do të fillojë një sesion pune.

Më pas është e planifikuar një konferencë e përbashkët për shtyp nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Udhëheqësit do të zhvillojnë një diskutim strategjik se si të përforcojnë marrëdhëniet e BE-së me partnerët e tyre, duke përfshirë mënyrën se si të nxitet dialogu politik dhe të forcohet siguria, stabiliteti dhe prosperiteti i kontinentit evropian.

Më vonë temë diskutimi do të jetë Ukraina.

Udhëheqësit e BE-së do të diskutojnë zhvillimet e fundit në lidhje me luftën e Rusisë kundër Ukrainës, përfshirë ndikimin e saj në krizën globale të sigurisë ushqimore, si dhe mbështetjen ushtarake, politike dhe humanitare  që planifikohet t’i jepet Ukrainës.

Gjatë ditës së djeshme, zëdhënësi i Këshillit të Evropës, Barend Leyts ka publikuar përfundimet e nxjerra pas përfundimit të samitit, ku i bëhet thirrje Prishtinës dhe Beogradit që përmes dialogut t’i normalizojnë marrëdhëniet mes tyre.

“Këshilli Evropian ripohon urgjencën e arritjes së përparimit të prekshëm në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të pazgjidhura dypalëshe dhe rajonale, veçanërisht në Dialogun Beograd-Prishtinë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, shkruhet në pikën e 19-të.

Në këto konkluzione nuk përmendet liberalizimi i vizave për Kosovën, ani pse në pikën e parë thuhet se Bashkimi Evropian shpreh angazhimin e tij të plotë dhe të qartë për perspektiven e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Ndryshe, liderët e 27 vendeve të Bashkimit Evropian, këtë samit në Bruksel e kanë filluar të enjten e 23 qershorit,  të paraprirë nga një takim i krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika