Mustafa: Me shumë përkrahës LDK-ja në një tubim në mahallë, sesa VV-ja në gjithë qytetin

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka deklaruar se mbështetja për partinë po rritet çdo ditë e më shumë, duke e cilësuar entuziazmin në rritje si tregues të qartë të gatishmërisë së Kosovës për ndryshim, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se LDK-ja po ka më shumë përkrahës në një tubim në mahall se sa VV-ja në gjithë qytetin. 

Sipas tij, qeveria aktuale tashmë e ka humbur mbështetjen dhe po mundohet të krijojë përshtypjen e një angazhimi të vonuar.

“Çdo ditë që kalon më shumë njerëz po i bashkohen LDK-së. Kosova është e gatshme për ndryshim, më shumë po ka përkrahës LDK në një tubim në mahall se sa VV në gjithë qytetin. Entuziazmin për fitoren e LDK edhe në fshatra po i kalon tubimet e pushtetit në kryeqendra. Ka prezence në numra rekord në çdo tubim të LDK-së më çdo lagje, fshat e qytet të Kosovës, siç pam dje në Deçan, Junik e Baran. Pushteti tani e ka humbur betejën. Po mundohen që kishe të punojnë gjatë këtyre muajve të fushatës pa prekur punë me dorë për katër vite”.

“Këto zgjedhje janë etike, nëse ja doni të mirën të ardhmes se Kosovës nuk mund të qëndronin në shtëpi, nuk mund të qëndronin neutral. Duhet të ngriheni e të votoni LDK-në”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika