Vëzhguesit e BE-së të zgjedhjeve në Kosovë vendosen në terren

Misioni për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian (EOM) sot ka vendosur në teren 18 vëzhgues afatgjatë për procesin e zgjedhjeve në Kosovë më 9 shkurtit.

Në total, BE-ja po dërgon mbi 100 vëzhgues për të vëzhguar zgjedhjet parlamentare në Kosovë. 
Shefja e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian (EOM) për Kosovën, Nathalie Loiseau, ishte bashkë më vëzhguesit, të cilëve u uroi mirëseardhje, raporton “Ekonomia Online”.

“Mirëserdhët në Kosovë, u uroj fat të mbarë në misionin tuaj në Kosovë”, u tha Loiseau vëzhguesve.
Vëzhguesit janë nga 18 shtetet anëtare të BE-së.

Zyra e Shtypit nga Misioni i Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Kosovë, ka njoftuar se vëzhguesit afatgjatë të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE-së (VAGJ) u vendosën sot në të gjithë Kosovën, ndërsa tani po fillojnë detyrat e tyre të vëzhgimit të zgjedhjeve.

Loiseau së bashku me zëvendëskryevëzhguesin Thomas Boserup i uruan VAGJ një mision të mbarë.

“Në total, BE-ja po dërgon mbi 100 vëzhgues për të vëzhguar zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika