Osmani dhe diplomatët e huaj bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit Rugova

Në 19-vjetorin e vdekjes së presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugovës, presidentja aktuale, Vjosa Osmani, dhe diplomatët e huaj në Kosovë kanë bërë homazhe dhe nderime te varri i Rugovës

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani dhe ambasadorët e akredituar, kanë bërë homazhe te varri i Presidentit Ibrahim Rugova, në përvjetorin e 19 të vdekjes së tij.

Osmani ka theksuar se kontributi  i Rugovës për shtetin e Kosovës do të shërbejë si udhërrëfyes.

“Dha një kontribut të jashtëzakonshëm në ndërtimin e themeleve të forta të shtetit tonë në një kohë jashtëzakonisht të rëndë kur po rrezikohej edhe shfarosja e qytetarëve tanë, e popullit të Kosovës. Në atë kohë presidenti Rugova jo vetëm që bëri bashkë të gjithë qytetarët rreth kauzës për liri, demokraci, pavarësi, por njëkohësisht u bë zëri i Kosovës në botë duke ndërtuar aleanca të fuqishme të cilat na u dishtën më së shumti në ato kohë të vështira… Vizioni i presidentit Rugova ishte largpamës, ai ishte një politikan i jashtëzakonshëm që i solli politikës dimensionin human të saj, dimensionin që fatkeqësisht mungonte për një kohë të gjatë, prandaj edhe mbetet jo vetëm shembull i vizionit dhe politikbërjes në Kosovë por edhe kudo që shkojmë në botë”, ka deklaruar Osmani.

Ibrahim Rugova vdiq më 21 janar të vitit 2006, në moshën 62-vjeçare, ndërsa mbante postin e presidentit. 

Rugova u zgjodh  kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës më 23 dhjetor 1989. Ai u konfirmua lider politik i Kosovës në dy palë zgjedhje të mbajtura në vitet ‘90, përkatësisht më 1992 dhe 1998. Ai është zgjedhur president i Kosovës dy herë edhe pas çlirimit, përkatësisht pas zgjedhjeve nacionale të vitit 2001 dhe atyre të 2004-s. 

Ndryshe, duke filluar nga ora 11:00 do të mbahet Akademia Përkujtimore, e pasuar nga hapja e një ekspozite fotografike kushtuar Rugovës, nga fotografi Hazir Reka.

Aktivitetet përmbyllen në orën 12:00 me promovimin e librit të ri të Fondacionit “Ibrahim Rugova,” të përgatitur nga Ndue Ukaj, me titull “Rugova prijësi intelektual,” ku do të marrë pjesë edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika