Abdixhiku: Rugova, shqiptari më i madh i të gjitha kohërave

Lumir Abdixhiku, kreu i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, nderoi Presidentin Ibrahim Rugova në përvjetorin e 19-të të vdekjes, duke e cilësuar si liderin që i dha formë pavarësisë dhe demokracisë së Kosovës

Kreu i LDK-së dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka bërë homazhe te varri i Presidentit Ibrahim Rugova, në përvjetorin e 19 të vdekjes.

Abdixhiku ka thënë se në këtë 19 vjetor kujtojmë që rrugëtimi për liri dhe pavarësi e demokraci të një Kosove të pavarur dhe sovrane të anëtarësuar në NATO, BE e miqësi të përhershme me SHBA është domosdoshmëri e kohës.

“Atit themeltar të Republikës së Kosovës njeriu që më urtësi, kokëfortësi me mburrje i priu popullësisë së Kosovës në një periudhë të vështirë ,krijoi aleanca ndërkombëtare dhe arriti që çështjen e Kosovës dhe kauzën e  popullit të Kosovës ta bëjë çështje ndërkombëtare drejt lirisë, demokracisë, pavarësisë. Në këtë 19 vjetor kujtojmë që rrugëtimi për liri dhe pavarësi e demokraci të një Kosove të pavarur dhe sovrane të anëtarësuar në NATO, BE e miqësi të përhershme me SHBA është domosdoshmëri e kohës e Kosovës”, ka deklaruar ai, transmeton EO.

Abdixhiku mes tjerash ka theksuar se Ibrahim Rugova është shqiptari më i madh i të gjitha kohërave, ai priu me dinjiteti, arriti të krijoj shtetin e Kosovës, si dhe arriti të krijoj një ëndërr pas të cilës rreshtohemi të gjithë pa asnjë dallim.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika