Arrestohet një burrë në Merdar, dyshohet se e kanosi një viktimë të fajdesë

Prokuroria Themelore në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për kanosje ndaj një viktime të fajdesë. 

Sistemi Prokurorial njoftoi se ai është arrestuar në pikën kufitare në Merdar.

I arrestuari thuhet se i ka kërkuar viktimës që të tërhiqet nga një rast ku i dyshuar për fajde është një familjar i tij.

“I pandehuri i arrestuar, dyshohet se me datë 06.12.2024 ka kanosur viktimën e fajdesë, përmes rrjetit social Facebook, duke i shkruar mesazhe me përmbajtje kërcënuese, duke kërkuar nga i njëjti që të tërhiqet nga deklarata në rastin e fajdesë që kjo prokurori e ka nën hetim. I njëjti ka lidhje të afërta familjare me të dyshuarin, i cili gjendet në paraburgim për veprën penale ‘fajdeja’ nga neni 331 sipas KPRK-së”, thuhet në njoftim. 

I pandehuri i arrestuar, gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh, dhe brenda afatit ligjor, për të njëjtin, prokuroria thuhet se do të parashtrojë kërkesë për caktim të masës së paraburgimit.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika