Vodhi ari në vlerë mbi 160 mijë euro në Prizren, arrestohet

Policia ka arritur ta identifikojë dhe arrestojë një të dyshuar për vjedhje të arit në vlerë 168 mijë euro nga një argjendari në Prizren. 

Pronari i lokalit pati raportuar më 13 janar për vjedhjen, që sipas tij, i ishin vjedhur stoli ari rrethe 3 kg  dhe 1 kg argjend. 

Në bashkëveprim me Prokurorinë Themelore në Prizren është lëshuar urdhërkontroll nga Gjykata Themelore në Prizren dhe janë kontrolluar objekti i banimit i të dyshuarit dhe objektet përcjellëse në fshatin Greme, Ferizaj. 

Gjatë kontrollit janë gjetur dëshmi të shumta ndërlidhëse me rast të cilët dhe janë sekuestruar, njoftoi Policia. 

Gjithashtu është sekuestruar edhe automjeti me të cilin është kryer vepra penale.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika