Votuesit e Vetëvendosjes i bashkohen PDK-së në Gjakovë, Krasniqi: Mbështetja për vizionin tonë po rritet çdo ditë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka theksuar sot se gjithnjë e më shumë qytetarë po i bashkohen vizionit për një Kosovë më të mirë.

“Shumë qytetarë, të cilët në zgjedhjet e kaluara kanë votuar ndryshe, këtë herë po vendosin për #MaMirë. Një shembull frymëzues është Liridoni dhe familja e tij e madhe, Berisha, nga Gjakova, të cilët tashmë po mbështesin PDK-në. Ky vendim është dëshmi e besimit dhe shpresës për një të ardhme më të mirë me PDK-në në qeverisje dhe Bedri Hamzën kryeministër,” deklaroi Krasniqi.

Ai shtoi se çdo qytetar është i mirëpritur në këtë rrugëtim për një Kosovë më të drejtë, më të fortë dhe më të zhvilluar. “Faleminderit, Liridon, për mikpritjen tënde. Faleminderit të gjithë qytetarëve që po na jepni besimin tuaj gjithandej Kosovës. Jemi bashkë në misionin për një Kosovë që mundet dhe meriton ma mirë”, ka shkruar Krasniqi.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika