Abbott për licencimin e Elektroserverit: Pres zbatimin e shpejtë dhe përparim në dialogun Kosovë-Serbi

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott është shprehur i kënaqur për dhënien e lejes për operim në veri të vendit kompanisë “Drustvo Elektrosever”, ku ka thënë se pret me padurim vazhdimin e zbatimit të shpejtë dhe përparimin e mëtejshëm në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja

Nicholas Abbott, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott është shprehur i kënaqur për dhënien e lejes për operim në veri të vendit kompanisë “Drustvo Elektrosever”.

Abbott, përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se miratimi i Udhërrëfyesit për Zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë nga Kosova dhe Serbia është një hap i mirëpritur.

“Shumë i kënaqur të dëgjoj se bordi i ZRrE-së tani ka lëshuar licencë për Elektrosever për të operuar në katër komunat veriore të Kosovës. Miratimi i Udhërrëfyesit për Zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë nga Kosova dhe Serbia ishte një hap i mirëpritur përpara dhe një shembull i mirë se çfarë mund të bëhet me angazhim fleksibil dhe konstruktiv. Pres me padurim vazhdimin e zbatimit të shpejtë dhe përparimin e mëtejshëm në Dialogun e lehtësuar nga BE”, ka shkruar Abbott.

Ndryshe, të premten e 24 qershorit, me pesë vota për, asnjë kundër, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji(ZRrE) i ka dhënë licensën për furnizim me energji elektrike “Drustvo Elektroserver” për katër komunat e veriut të Kosovës për periudhën 5 vjeçare.

Kryesuesi i Bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu, ka thënë se kjo procedurë ishte e stërzgjatur.

“Kjo licensë ka të bëjë me furnizimin e energjisë për katër komuna të veriut, ku çmimi per tarifa të energjisë do te caktohet sipas kompanisë (çmime të parregulluara, çmime të tregut)”, ka thënë Fejzullahu.

Tutje ai ka thënë se territori që mbulon kjo licensë është për katër komunat në veri të vendit, Zveçani, Zubin Potoku, Leposaviqi dhe Mitrovica e Veriut.

Ndryshe, Kosova dhe Serbia në Bruksel të martën e 21 qershorit, kanë nënshkruar udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjeve të arritura për energjinë gjatë viteve 2013 e 2015, ku njëra ndër pikat obligon ZRrE-në t’ia lëshojë licensën e furnizimit “Elektroserverit”.

Pas 23 vjetësh, qytetarët e katër komunave në veri të Kosovës me shumicë serbe do të fillojnë të paguajnë rrymën e shpenzuar.

Kështu ka deklaruar kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë Besnik Bislimi, pas arritjes së udhërrëfyesit për zbatimin e marrëveshjes për energjinë në Bruksel më 21 qershor.

ZRrE licenson “Elektroserver” për katër komunat në veri

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika