Kurti përkujton viktimat e Holokaustit: Kurrë më

“80 vite më parë, më 27 janar 1945, u çlirua kampi i përqendrimit Aushvic, më famëkeqi ndër qindra të tillë që kishte ndërtuar regjimi nazist i Rajhut të Tretë nëpër Evropë,” shkroi kryeministri Albin Kurti në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.

Ai përshkroi tmerret e përjetuara nga viktimat në këtë kamp, ku rreth 1.1 milion njerëz u vranë ose vdiqën nga kushtet çnjerëzore.

Kurti rikujtoi edhe kontekstin historik, duke përmendur Ligjet e Nurembergut dhe Natën e Kristaleve, që çuan deri te “zgjidhja përfundimtare”. “Këto vrasje masive, që synonin shfarosjen totale të hebrenjve, u njohën me emërtimin ‘Holokaust’ dhe gjithashtu u bënë shkak që të konceptohej termi ‘gjenocid’,” tha ai.

Kryeministri theksoi se shqiptarët u bënë shembull gjatë Holokaustit, duke strehuar dhe mbrojtur hebrenjtë. “Pas Luftës së Dytë Botërore, numri i hebrenjve në Shqipëri ishte rreth 10 herë më i madh se sa para luftës. Dhjetëra shqiptarëve dhe familjeve shqiptare u është njohur titulli ‘Fisnikë mes kombesh’ për kontributin e tyre,” shkroi ai.

“Si një komb që i ka mbrojtur dhe shpëtuar hebrenjtë dhe si një popull që ka qenë viktimë e akteve gjenocidale, shqiptarët janë mes atyre kombeve që thonë ‘Kurrë më’, duke u bashkuar në këtë përkujtim,” përfundoi Kurti, duke nderuar viktimat e Holokaustit.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika