Avioni mjekësor përplaset në ndërtesat e një lagjeje në Philadelphia

Një avion i vogël transporti është përplasur në disa ndërtesa në verilindje të Philadelphias, duke vënë shtëpitë në flakë dhe duke lënë të lënduar disa njerëz.

Avioni ishte në një mision transporti mjekësor të premten në mbrëmje dhe në të ishin katër pjesëtarë stafi, një pacient fëmijë dhe shoqëruesi i pacientit, ka thënë “Jet Rescue Air Ambulance, kompani e avionëve mjekësorë.

Ekipet emergjente nxituan për te vendi i ngjarjes menjëherë ndërsa banorët u dyndën rrugëve, raporton BBC.

Dëshmitarët e kanë përshkruar një skenë kaotike.

Fëmija në bordin e avionit po merrte trajtim në SHBA për një gjendje shëndetësore të rëndë dhe po kthehej në Meksikë.

Fëmija ishte me nënën, dy pilotë, një mjek dhe një ndihmësmjek.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika