Nisin hetimet për faqen e KQZ-së, kompania konfirmon se kishte sulme

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës që të nisë hetimet lidhur me problemet në ueb faqen e KQZ-së të dielën. Kompania kontraktuese që zhvilloi sistemin thonë se po bashkëpunojnë me organet e drejtësisë, duke konfirmuar se kishte sulme ndaj faqes ditën e zgjedhjeve por që e njëjta është hostuar në infrastrukturën e Agjencionit të Shoqërisë së Informacionit të Kosovës. 

Dyshimet mbi një ndërhyrje të mundshme në faqen zyrtare të KQZ-së në ditën e zgjedhje nacionale kanë bërë që Prokuroria Themelore në Prishtinë të kërkojë përgjigje.

E kjo e fundit, një autorizim për hetime ia ka dhënë Policisë së Kosovës që të hetojnë për secilin abuzim apo keqpërdorim të votave pas rënies së faqes së KQZ-së.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju informojmë, se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar që Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe në koordinim me institucionet kompetente të ndërmarrin veprime apo masa hetimore për secilin abuzim apo keqpërdorim të votave pas rënies së ëeb faqes së KQZ-së”.

Ndërkohë, kompania që përmes OSBE-së ishte kontraktuar që ta zhvillojë sistemin e menaxhimit të votimit, Cacttus ka thënë se janë duke bërë analizë por kanë konfirmuar se faqja e internetit të KQZ-së, së bashku me infrastrukturën tjetër qeveritare, ka qenë shënjestër e sulmeve kibernetike të vazhdueshme, si gjatë ditës së zgjedhjeve. Aplikacioni, sipas tyre, është hostuar në infrastrukturën e Agjencionit të Shoqërisë së Informacionit të Kosovës. 

“Ne po bashkëpunojmë në mënyrë aktive me Komisionin Zgjedhor të Kosovës, organet e drejtësisë dhe agjencitë qeveritare përkatëse për të zbutur këto sulme dhe për të mbrojtur integritetin e sistemit”, thuhet në reagimin e kompanisë.

Për njohës të çështjeve juridike, institucioneve u mbetet që t’i dorëzojnë të dhënat tek organet e drejtësisë.

“Konsideroj që kjo është mësim për KQZnë për menaxhimin e uebfaqes. Kompanitë përgjegjëse do duhej t’iu binte barra sepse ata kanë dështuar duke mos e menaxhuar në mënyrë të duhur ngase ky veprim ka ndodhur përmes rrjeti. Sulmet kibernetike janë larg për ne, s’jemi të avancuar t’i përballim. Kompania përgjegjëse duhet t’iu ofrojë organeve metodën e menaxhimit të rrjetit. Në këtë situatë kemi të bëjmë me sulm kibernetik dhe gjithçka mund të jetë e mundur. Pasojat kanë ndodhur. S’është hera e parë që kemi të bëjmë me sulme kibernetike dhe u mbetet institucioneve të investojnë në mbrojtjen e tyre”, ka thënë avoktari Anton Nrecaj.

Edhe inxhinier të kibernetikës janë shprehur të shqetësuar me këto sulme në faqen e KQZ-së duke ngritur dyshime se të tilla raste kanë ndodhur vazhdimisht.  

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika