“Conclave” triumfon në BAFTA, fiton katër çmime kryesore

Filmi “Conclave” me regji të Edward Berger ka qenë një nga fituesit më të mëdhenj të çmimeve BAFTA këtë vit, duke rrëmbyer katër trofe, përfshirë “Filmin më të mirë” dhe “Filmin më të mirë britanik”.

Përveç këtyre çmimeve prestigjioze, filmi ka fituar edhe çmimin për “Skenarin më të mirë të adaptuar” dhe “Montazhin më të mirë”.

Bazuar në romanin e Robert Harris të vitit 2016, “Conclave” sjell një histori të fuqishme mbi zgjedhjen e Papës pas vdekjes së tij, duke e paraqitur këtë proces si një betejë për pushtet brenda Vatikanit.

Me protagonist aktorin Ralph Fiennes, filmi zbërthen intrigat dhe tensionet politike që ndodhin pas dyerve të mbyllura të Kishës Katolike.

Ndërkohë, një tjetër film i suksesshëm i mbrëmjes ishte “The Brutalist”, i cili fitoi gjithashtu katër çmime, përfshirë “Regjinë më të mirë” për Brady Corbet dhe “Aktorin më të mirë” për Adrien Brody.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve BAFTA, e cila nderon arritjet më të mira në kinematografi, përfshiu gjithashtu çmime për kategoritë si “Aktorja kryesore”, “Aktori dytësor”, “Dokumentari më i mirë”, “Filmi më i mirë i animuar” dhe shumë të tjera.

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika