A i duhet dialogut Kosovë-Serbi dora e “hekurt” e Trumpit?

Pa ndihmën e Bashkimit Europian, luftën katërvjeçare në Ukrainë administrata Trump e ka sjellë në pikën ku po konsiderohet mundësia e bisedimeve për paqen. Vëzhguesit e dialogut Kosovë Serbi, thonë se BE mbetet palë e pafuqishme edhe në këtë proces, prandaj nuk e përjashtojnë mundësinë që Donald Trump të aktivizohet edhe në këtë proces

Serbia synon që kryeqendër ta ketë Brukselin por sytë i mbanë kah Moska. I fundit në kryeqytetin rus ishte ministri i jashtëm Marko Gjuriq.

Në kohën kur Kosova ndodhet nën sanksione ekonomike për shkak të zhvillimeve në veri, për vizitat dhe raportet me Rusinë, BE mjaftohet me një thirrje që sot një zëdhënëse pa emër ia ka përcjellë Serbisë duke e porositur që të mos i forcojnë lidhjet me Rusinë.

Dialogu i ndërmjetësuar nga BE, nga 2013 ka prodhuar dhjetëra marrëveshje, por asnjëherë zbatim.

Mbetja e BE-së jashtë tavolinës së bisedimeve për Ukrainën të paktën në fazën fillestare, sipas analistëve politikë është edhe një sinjal fuqinë e ndërmjetësit në dialogun që nuk përmban as zgjidhje e as njohje reciproke.

“Nëse nuk lëvizim Trumpi mund ta marr këtë çështje në dorën e tij dhe ta zgjidh sikurse me marrëveshjen e Uashingtonit. Do të shkohet në marrëveshjen e Uashingtonit plus, pra që i bie njohja ligjërisht e obligueshme”, ka thënë profesori, Dritëro Arifi.

Arifi mendon se marrëveshja finale do të ishte përmblidhje e të gjitha dakordimeve në një dokument, sepse tash për tash kemi të bëjmë me një BE që nuk e di se as çfarë po kërkon në dialog.

Në anën tjetër, profesori i medias dhe konfliktit në Norvegji, Abit Hoxha e sheh me shqetësim qasjen se si po diskutohet për luftën në Ukrainë dhe për fatin e saj. Ai mendon se gjasat që SHBA të kyçet shumë aktivisht në dialog janë të vogla, por nuk e përjashton si mundësi.

“Nuk mundemi me spekulu se çka ke me pas në këtë marrëveshje, por është mirë me thanë që duke pasur parasysh agjendën ndërkombëtare është se Kosovës nuk do t’i bijë mirë në qoftë vihet para aktit të kryer ta nënshkruaj marrëveshjen për të cilën nuk negocion. Gjithmonë është mirë të negociojë dhe dialogojë për marrëveshjet të cilat do t’i implementojë vetë”, ka thënë Hoxha.

Në një politikë ndërkombëtare çdo herë e më të paparashikueshme, Hoxha këshillon që Kosova ta dëshmojë veten si palë që merr përgjegjësitë në mënyrë që të shihet si shtet i besueshëm e partner strategjik.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika