Analistët: VV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e Qeverisë

Votat nga diaspora, ato me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta, të cilat do të nisin të numërohen javën tjetër, pritet të përcaktojnë përfundimisht numrin e deputeteve që kanë fituar partitë politike më 9 shkurt. Megjithatë, vlerësohet e vështirë që Lëvizja Vetëvendosje të formojë e vetme qeverinë, pavarësisht që ka fituar numrin më të madh të votave. Analistët politikë vlerësojnë se kjo parti është në kërkim të deputetëve nga partitë opozitare që t’i rekrutojë dhe bëjë pjesë të grupit të saj parlamentar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e votave të të gjitha vendvotimeve në Kosovë për zgjedhjet që u mbajtën me 9 shkurt.

Kurse nga java tjetër pritet që të nisë numërimi i votave me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe mbi 80 mijë vota nga diaspora.

Megjithatë deri më tani, partia e parë në vend mbetet Lëvizja Vetëvendosje me 345 mijë e 602 votues apo 40.90 %.

Ky rezultat i siguron LVV-së rreth 47 deputetë, shifër kjo e cila mund të rritet apo ulet gjatë numërimit të votave të fundit.

Por, përkundër kësaj, krijimi i qeverisë vetëm nga partia e kryeministrit në detyrë Albin Kurti vlerësohet i vështirë.

Përveç partisë “Nisma Socialdemokrate” që kreu i saj  Fatmir Limaj la të hapur mundësinë për bashkëpunim, futja në kombinim edhe e ndonjë partie tjetër opozitare vlerësohet gjithashtu i vështirë.

“Ka mundësi të kalimit të deputetëve nga një parti në tjetrën që individualisht të kalojnë në Vetëvendosje, ka mundësi që LVV të bashkohet më minoritetet jo serbe që janë 10 vota, dhe nëse mbetet për 1-2 këto që po diskutohen mund të bëjë që ajo të formoj qeverinë”, ka thënë Magbule Shkodra, Analiste politike.

Emra të tillë thotë që po diskutohen edhe analisti tjetër politik, Blerim Canaj.

I njëjti thotë se ka mundësi që deputetë të cilët më parë janë larguar nga grupi parlamentar i VV-së të kthehen sërish.

Ndërkaq, Canaj jep prognozat e tij për koalicione të mundshme.

“Duke pas parasysh që Bedri Hamza dhe Ramush Haradinaj kanë qenë të prerë që nuk do të shkojnë në një koalicion më VV-në i bie që të hapur mbetën Limaj dhe Lidhja Demokratike për shkak që Abdixhiku nuk ka qenë i prerë nëse do apo nuk do shkoj në një koalicion më LVV-në”, ka thënë Blerim Canaj, Analist politik.

Dukagjini ka pyetur Vetëvendosjen rreth mundësisë së bashkëpunimit me deputetë nga partitë tjera, por nuk ka marrë përgjigje.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika