Abdixhiku: VV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

(Majtas)Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku (djathtas)

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përsëritur qëndrimin e tij se nuk do të bëjnë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje me asnjë kusht.

Abdixhiku tha se zotimet e dhëna gjatë fushatës, janë zotime të vlefshme edhe pas fushatës, ku tha se s’ka asnjë arsye që fjalët e dhëna t’i ndërroj tash.

“Ato zotime që i kemi dhënë gjatë fushatës, janë zotime të vlefshme edhe pas fushatës dhe nuk ka asnjë arsye që fjalët e dhëna gjatë fushatës tani unë t’i ndërroj. A bën një herë në Kosovë që të respektohet fushata”.

“Kemi thënë para fushatës që s’do të bëjmë me Lëvizjen Vetëvendosje. Po e konfirmoj se nuk do të bëjmë me Lëvizjen Vetëvendosje, mbretëri me na dhënë, me thënë mbretëri e trashëguar prej sotit nuk e marrim me ta. Nuk flasim me ta, nuk diskutojmë me ta, s’diskutojmë me ta, s’kemi pasur diskutime me ta, nuk do të kemi takime me ta”, tha Abdixhiku në Klan Kosova.

Më tej, Abdixhiku tha se rrethanat e bërjes politikë dhe sipas tij, makineritë e mëdha të shpifjes së VV-së dhe projeksionet për Kosovën i kanë vendosur në kundërshtarë të tanishëm për vendin.

“Qytetari më ka votuar dhe më ka thënë se ‘ti nuk bën me Vetëvendosjen koalicion’. Në studio te ju kam thënë se nuk do të bëjmë asnjë marrëveshje pas zgjedhjeve me askënd pa e qartësuar çështjen e presidentit”, tha ai.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika