Trump revokon mbrojtjen për fëmijët e Bidenit – Shërbimi Sekret më nuk do t’i mbrojë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka vendosur t’u heqë mbrojtjen nga agjentët e Shërbimit Sekret fëmijëve të paraardhësit të tij, Joe Biden. Pa këtë lloj sigurie mbeten Hunter dhe Ashley Biden.

Edhe pse nuk është plotësisht e qartë pse Hunter dhe Ashley kishin mbrojtje, e cila zakonisht është e rezervuar vetëm për presidentët aktivë dhe ish-presidentët, me vendimin e liderit amerikan ata kanë humbur këtë privilegj.

“Hunter Biden kishte mbrojtje nga agjentët e Shërbimit Sekret për një periudhë të gjatë, dhe të gjitha shpenzimet i mbulonin amerikanët. Aktualisht ndodhet në Afrikën e Jugut, nga të gjitha vendet, ku të drejtat e njeriut shkelen në mënyrë të tmerrshme”, shkroi Trump, duke sqaruar se Hunter dhe motra e tij humbasin këtë mbrojtje, raporton MSNBC përcjell Dukagjini.

Hunter kishte në çdo moment 18 agjentë të Shërbimit Sekret, ndërsa Ashley kishte 13 agjentë që e shoqëronin vazhdimisht.

Anëtarët e familjes së presidentit amerikan duhet të kenë mbrojtje nga Shërbimi Sekret, por pas ndërrimit të administratës në Shtëpinë e Bardhë, vetëm ish-presidenti ka të drejtë për mbrojtje të përjetshme nga agjentët federalë.

Vlen të theksohet gjithashtu se Hunter Biden shpesh është në shënjestër të Trumpit dhe republikanëve të tjerë për shkak të akuzave për përfshirje në korrupsion, të cilat janë përdorur si armë politike kundër babait të tij.

Megjithatë, duhet theksuar se çdo çështje ligjore kundër Hunterit dhe Joe Bidenit, në kontekstin e korrupsionit, është hedhur poshtë.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika